Zjarr i madh në Fier, ndërhyhet edhe me helikopter Cougar
Aktualitet E Diel, 10 Shtator 2023 17:04
Një zjarr i madh ka rënë në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në fshatin Hambar të Fierit. Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës po punojnë në terren për të shuar flakët.
Por era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve. Për këtë arsye, ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion edhe helikopterin Cougar për ndërhyrje nga ajri.
KOHA JONË SONDAZH

