Zjarr i përmasave të mëdha në Maliq, rrezikohet jeta e zjarrfikësve. Kërkohet helikopteri
Pas situatës kritike në Shëngjin, ku flakët kanë djegur çadra plazhi dhe rrezikohen resorte, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në afërsi të fshatit Kaninë, në Vlorë. Mësohet se zjarri i favorizuar nga era e fortë po përhapet me shpejtësi në zonë. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe pyllin e Bodes në njësinë administrative Lozhan të bashkisë së Maliqit. Në kushte të tilla punonjësit e shërbimit zjarrfikës se bashku me dy mjetet e tyre kanë qenë të detyruar të largohen nga vatra e zjarrit pasi rrezikohej jeta e tyre. Për momentin zjarrfikësit po krijojnë korridore për mos lejimin përhapjes së flakëve në sipërfaqet e tjera me pishë dhe ah.