Zjarr i rëndë në hotel në Vlorë, 7 të plagosur, një vajzë në gjendje kritike

Një zjarr i rëndë ka përfshirë orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave. Të dëmtuarit fillimisht morën ndihmën e parë në ambientet e Spitalit të Vlorës.

Pesë prej tyre u transportuan më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor. Shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, detajoi se dy persona janë dërguar në Spitalin e Traumës, tre në departamentin e djegieve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ndërsa njëri po trajtohet në repartin e Kirurgjisë në Vlorë.

Gjendja shëndetësore e një vajze mbetet kritike, pasi ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit. Një pushues nga Kosova, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, rrëfeu nga barela e spitalit se rreth orës 4 të mëngjesit kishte vënë re tymin dhe, për t’i shpëtuar flakëve, ishte detyruar të hidhej nga ballkoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër pushues, nga Polonia, përshkroi momentin kur kuptuan zjarrin, duke ndjerë një erë të çuditshme dhe dëgjuar të bërtitura gjatë natës. Ai gjithashtu u hodh nga dritarja për të shpëtuar. Sipas informacioneve paraprake, gjashtë nga të plagosurit janë shtetas të Kosovës, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet intensive për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?