Zjarr masiv në Himarë, terreni dhe errësira e vështirësojnë ndërhyrjen. Flakët po rrezikojnë banesat
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në qytetin e Himarës, duke përfshirë kodrat pranë lagjes “1 Maji”.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga erërat e forta, duke krijuar rrezik për banesat dhe sipërfaqet me pemëtari në këtë zonë.
Forcat zjarrfikëse po punojnë në terren për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe banorë të zonës.
Për shkak të situatës së vështirë, është kërkuar përforcim nga bashkitë fqinje. Mjete zjarrfikëse nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi janë nisur drejt Himarës për t’iu bashkuar operacionit.
Aktualisht, përpjekjet e ekipeve në terren janë përqendruar në izolimin e vatrës së zjarrit dhe në mbrojtjen e banesave, pronave dhe sipërfaqeve të rrezikuara.
KOHA JONË SONDAZH

