Zjarr masiv në Lezhë, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një zjarr masiv është regjistruar, mbrëmjen e sotme, në fshatin Zejmen të Lezhës. Mësohet se zjarri ka përfshirë masivin pyjor dhe fatmirësisht është larg zonës së banuar.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, por e kanë patur pothuajse të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer malor.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrvënie, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e saj dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?