Zjarr masiv përfshin kodrat e fshatit Sejmenas, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pak minuta më parë në kodrat e fshatit Sejmenas, në njësinë administrative Fier-Shegan.

Flakët kanë përfshirë ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa ekziston rreziku i përhapjes drejt zonës së banuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të shmangin lëvizjet pranë vatrave të zjarrit dhe të bashkëpunojnë me shërbimet emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?