Zjarr në Ballsh, digjen dy banesa, rrezikohen edhe të tjera

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kashit në Ballsh, duke shkaktuar dëme në disa banesa dhe duke rrezikuar përhapjen në pjesë të tjera të zonës së banuar. Dy banesa janë djegur nga flakët, ndërsa situata mbetet shqetësuese për shkak të afërsisë së zjarrit me banesat e tjera. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po vijojnë ndërhyrjen për izolimin e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut për banorët dhe pronat përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?