FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarr në kodrat e Vlorës, flakët ndihmohen nga era dhe përhapen pranë zonave të banuara

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori”.

Zjarri ka rënë në një hapësirë me pemë të llojit pishë dhe shkurre që gjenden në zonë.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për të pastruar atë pjesë të territorit nga barishtet dhe shkurret, por flakët po përhapen si rrjedhojë e erës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlen të theksohet se është vatra e dytë aktive e zjarrit që bie në këtë zonë ditët e fundit.

Ndërkohë, zjarri i rënë në zonën e Llamanit, në Himarë, gjatë mbrëmjes së djeshme, është arritur të shuhet rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa është punuar gjatë natës nga 5 automjete zjarrfikëse dhe Emergjencat Civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?