Zjarr në laboratorin e policisë, PD: I qëllimshëm!

 

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një nga ambientet e laboratorit të kriminalistikës në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në katin e dytë të laboratorit.

Nga mbikëqyrja paraprake dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë një masë elektrike, që për rrjedhojë ka shkaktuar dëme në sistemin elektrik të katit të dytë të laboratorit.

Por për fat të mirë, nga zjarri nuk ka pasur të lënduar dhe nuk është dëmtuar asnjë pajisje, kanë nënvizuar burimet, duke shtuar se hetime të mëtejshme do të hedhin dritë.

Ndërkohë ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai tha se ishte një zjarr i qëllimshëm.

“Zjarr ne Laboratorin Shkencor te Policise! Raportohet nga oficere te policise se zjarri eshte i qellimshem dhe ka pasur objektiv shkaterrimin e provave ne lidhje me drogen e konfiskuar ne disa operacione te fundit. Po behen perpjekje per ta fshehur kete akt kriminal”, shkruan Basha.

Për ngjarjen reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai tha se i ka mbërritur një mesazh nga një punonjës policie.

“Oficeri dixhital informon se sonte naten, çunat e krimit i kane vene ne katin e dyte zjarrin laboratorit te policise shkencore ku mbaheshin dhe shqyrtohen provat e narkotikeve dhe dokumentat me te rendesishme te dosjeve te bandave, perfishire ketu deshmite e shumta per lidhjen me krimin dhe bandat e trafiqeve te Tahirit, qeveritareve dhe deputeteve te tjere te mazhorances se qelbesirave. Te gjitha provat materiale jane bere shkrumb e hi dhe po keshtu pjesa derrmuese e provave shkresore dhe dokumentave te tjera te dosjeve te krimit!”, shkruan Berisha.

 

SHKARKO APP