Zjarr në Lezhë, rrezikohen 1000 rrënjë ullinj nga e terreni i vështirë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në Lezhë.

Zjarri ka rënë në malin e Rrënxit në kufi me fshatin Torovicë dhe Shëngjinin. Prej disa orësh flakët kanë ‘pushtuar’ një hapësirë të madhe ndërkohë që marrja nën kontroll e zjarrit nga forcat zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Banesat nuk rrezikojnë nga ky zjarr pasi janë në një distancë të largët, por më të rrezikuara janë rreth një mijë rrënjë ullinj. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?