Zjarr në magazinën e tapeteve në autostradën Tiranë-Durrës, flitet për 1 të asfiksuar

 

Magazina e tapeteve në autostradën Tiranë-Durrës është përfshirë nga flakët  mëngjesin e së hënës, (13 prill 2015) rreth orës 09:00.

Zjarri ka rënë në katin e dytë të magazinës “Bibtex” në km 3 të autostradës.

Ora 10: 17 : Shtëllungat e tymit  vijojnë të  jenë shumë të mëdha dhe flakët ende nuk janë shuar. Dëgjohen sirenat e zjarrfikëseve, dhe me sy të lirë shtëllungat e tymit duken në distancë të largët

Ora 09: 56- Gati 11 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Flitet për një person të asfiksuar por zyrtarisht nuk ka ende informacion

Ora 09: 47: Edhe dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Shtëllungat e tymit që dalin nga magazina janë shumë të mëdha

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tetë forca zjarrfikëse për të neutralizuar flakët e zjarrit.

Zjarri është i përmasave të mëdha dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por dëmet janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaku i rënis së zjarrit

SHKARKO APP