Zjarr në malin e Tomorrit, vatra është në ”Majën e Çukës”! Po digjet kurora me pisha, ndërhyrja nga toka është e vështirë

Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri ka rënë në vend. Një vatër zjarri është hasur në zonën e Parkut Kombëtar të Tomorot në Berat (pjesa e Skraparit), duke djegur kurorën me pisha. Vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët po përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer. Drejt vendngjarjes janë nisur dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit. Ndërhyrja nga terreni cilësohet e vështirë, teksa pritet të kërkohet edhe ndihma nga ajri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?