Zjarr në një apartament pranë “Selman Stërmasit”, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme kryesisht në ambientin e kuzhinës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll. Falë reagimit të shpejtë, zjarri u izolua brenda kuzhinës dhe nuk arriti të përhapej në pjesët e tjera të banesës.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shpëtimin e dy dhomave të apartamentit, duke kufizuar dëmet materiale dhe shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?