Zjarr në një lokal me të rinj, 13 të vdekur dhe 6 të plagosur

Të paktën 13 të vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një zjarri të madh që shpërtheu mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës në Rouen, të Francës.

Mediat vendase shkruajnë se zjarri ka rënë një një lokal ku po festohej një ditëlindje dhe viktimat janë të moshës 18-25 vjeç. Sipas autoriteteve ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por dyshohet të jetë aksidentale. Zjarri fillimisht nisi në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhap në të gjithë ambientin.

Policia dhe njësitë zjarrfikëse të emergjencës mbërriten rreth orës 00:50 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe pas gati 30 minuta flakët u vunë nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin Universitar të Rouen. Njëmbëdhjetë dëshmitarë janë marrë në Sallën e Policisë Rouen të pyeten për të përcaktuar detajet e mëtejshme në lidhje me incidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, tha në një deklaratë: “Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit.”

Por disa mediat thonë se një burim i siguruara nga hetimet thotë se qirinjtë e tortës së ditëlindjes mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që i mori jetën 13 të rinjve.

france

36EC2C0000000578-0-image-a-17_147044969098936ECCBB900000578-3726472-image-a-25_1470459747016zjarr

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?