Zjarr në një magazinë në Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari nga Bangladeshi

Rreth orës 08:00 të mëngjesit është raportuar një zjarr në ambientet e një magazine që administrohej nga shtetasi S. M., e cila ndodhet në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia. Ngjarja ka ndodhur në një hapësirë të përdorur për përgatitjen e ushqimit për punonjësit e subjektit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombul gazi që përdorej në kuzhinën e improvizuar të ambientit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke krijuar një situatë të rrezikshme brenda ndërtesës.

Si pasojë e këtij incidenti tragjik, ka humbur jetën një punonjës rreth 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi, i identifikuar si O. M. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia nga tymi i krijuar gjatë zjarrit. Një tjetër person, rreth 30 vjeç, me origjinë nga Kenia dhe i identifikuar si Ch. Ch., ka mbetur i lënduar dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në ambientet përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Hetimet po fokusohen në përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit, verifikimin e kushteve të sigurisë në ambientet e punës dhe dokumentimin ligjor të gjithë rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?