FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarr në një ndërtesë në Ferizaj, plagosen 10 persona, mes tyre edhe një zjarrfikës

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Ferizaj. Sipas policisë mësohet se nëntë persona janë plagosur. Gjithashtu bëhet me dije se lëndime trupore ka marrë edhe një zjarrfikës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zajrrit ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?