Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, ka vetëm dëme materiale

Një biznes i vogël, rrobaqepësi, në bulevardin ”Gjergj Fishta” në Lezhë është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta. Menjëherë pasi është konstatuar tymi që dilte nga biznesi, i cili ndodhet në katin përdhes të një pallati 10-katësh, janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Falë reagimit të shpejtë dhe mbërritjes në kohë të zjarrfikësve, flakët janë izoluar, duke parandaluar përhapjen e zjarrit. Si pasojë janë evidentuar vetëm dëme materiale brenda ambientit të biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?