Zjarr në repartin e përpunimit të baterive në Elbasan. Zjarri izolohet shpejt, asnjë i lënduar

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tubacionet e gazit në repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, duke shkaktuar alarm dhe rrezikuar ambientet përreth. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik edhe objektet dhe repartet pranë vatres së zjarrit.
Situata është konsideruar e rëndë në momentet e para, për shkak të intensitetit të flakëve dhe tymit të dendur që ka vështirësuar ndërhyrjen.

Ekipet zjarrfikëse kanë reaguar menjëherë dhe, pas disa orësh pune intensive, kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën industriale.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një rrjedhje gazi nga një depozitë. Në operacion morën pjesë 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët arritën të vënë situatën nën kontroll, pa pasoja në njerëz. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur hetime të imtësishme për rrethanat e zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?