Zjarr në Sarandë/ Flakët pranë banesave e hoteleve, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë, duke rrezikuar kurorën e gjelbër të qytetit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në terrenin me bimësi, ndërsa situata është bërë shqetësuese edhe për shkak të afërsisë me banesat dhe strukturat turistike. Zjarri është afruar pranë disa shtëpive të banuara dhe hoteleve që ndodhen në zonë.
Terreni i thyer ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në tokë, ndaj është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 5073

