FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarr në shtëpi, humb jetën gruaja e moshuar

Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Kallarat të Himarës.

Mësohet se zjarri ka nisur nga oxhaku, ndërkohë që e moshuara gjendej e vetme në shtëpi, pasi fëmijët ishin në punë. Ajo nuk ka mundur të largohet, duke ndërruar jetë nga flakët.

Edhe pse zjarrëfikësja është lajmëruar për ngjarjen, nuk ka mbërritur dot në fshat për shkak të largësisë dhe rrugës shumë të keqe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?