Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë
Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Flakët po përhapen me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar dhe duke krijuar rrezik për qytetarët dhe banesat pranë. Në vendngjarje po ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me forcat e Policisë, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave.
Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe eliminimin e çdo rreziku për zonën e banuar.
KOHA JONË SONDAZH

