Një banesë dy-katëshe është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në kryeqytet, ndërkohë që paraprakisht mësohet se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Forcát e zjarrëfikëses kanë shkuar në vendngjarje dhe bëhet me dije se godina ndodhet në zonën e Kamzës.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.
Banesa është marrë me qera nga shtetësja me inicialet L.T.
