FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarr pranë Bradasheshit në Elbasan, re të dendura tymi mbulojnë zonën

Rreth orës 12:50 të mesditës së sotme, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë masivin me shkurre, ferra dhe bimësi të egër përgjatë zonës së lumit Shkumbin, pranë fushës së grumbullimit të mbetjeve në afërsi të Inceneratorit të Elbasanit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi që janë bërë të dukshme nga distanca të largëta.

Si pasojë e djegies së bimësisë dhe mbetjeve të ndryshme në zonë, në atmosferë janë çliruar re të dendura tymi, të cilat kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të territorit përreth. Banorët e zonës raportojnë se tymi është përhapur në disa lagje të qytetit, duke sjellë shqetësime për cilësinë e ajrit dhe ndikimin në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme respiratore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?