Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore të Fierit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve
Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në ambientet e jashtme të Drejtorisë Arsimore të Fierit, duke shkaktuar shqetësim për personat që ndodheshin pranë zonës.
Pas njoftimit për incidentin, dy mjete zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Falë reagimit të shpejtë, zjarri është izoluar në një kohë të shkurtër dhe nuk ka lejuar përhapjen e tij.
Vatra e zjarrit ka qenë vetëm në pjesën e jashtme të objektit dhe nuk ka prekur godinën apo ambientet e brendshme.
Nga incidenti nuk raportohen dëme materiale në strukturën e institucionit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë përfunduar ndërhyrjen pasi kanë vënë situatën nën kontroll.
KOHA JONË SONDAZH

