Zjarr pranë Tunelit të Kalimashit, flakët përfshijnë zonën malore

Një vatër zjarri është shfaqur në një zonë malore mes njësive administrative Kolsh dhe Surroj, në afërsi të Rrugës së Kombit, rreth dy kilometra larg tunelit të Kalimashit. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa përhapja e zjarrit po favorizohet nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën.

Forcat e zjarrfikëses, strukturat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe banorë të zonës janë mobilizuar dhe po lëvizin drejt vatrës së zjarrit për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll situatën.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme në banesa apo rrezik për persona, ndërsa ndërhyrja po përqendrohet në izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme në terrenin malor. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa kushtet e motit, me temperatura të larta dhe erë, mbeten faktorë që vështirësojnë punën e forcave në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?