FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarret, Kukësi dhe Prizreni krijojnë brezin mbrojtës përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri

Shërbimet zjarrfikëse të Kukësit dhe Prizrenit po zbatojnë një projekt të përbashkët ndërkufitar, me synim parandalimin e përhapjes së zjarreve në zonën e gjelbër përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Parashikohet rikthimi në funksion i një brezi ndarës të gjelbër me gjatësi 5.4 kilometra, në zonën e ish-klonit kufitar. Në këtë hapësirë do të kryhet pastrimi i bimësisë së thatë në një gjerësi prej rreth 6 metrash, duke krijuar një brez mbrojtës që do të shërbejë si barrierë ndaj përhapjes së flakëve nga njëri territor në tjetrin. Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Prizren, Flamur Hoti, bëri të ditur se projekti është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes strukturave zjarrfikëse të dy qyteteve.

Përveç koordinimit institucional, ekipet e Kukësit dhe Prizrenit kanë bashkëpunuar edhe gjatë ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve në zonën kufitare. Hoti u shpreh se gjatë vitit të kaluar zjarrfikësit e Prizrenit morën pjesë në fikjen e tre vatrave të zjarrit në brezin kufitar, ndërsa gjatë këtij viti deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?