Zjarret masive në vend, Haki Çako: Situata kërkoi menaxhimin maksimal

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një takim në Bazën Ajrore të Farkës bëri një bilanc të punës së deritanishme të Forcave të Emergjencave sa i takon menaxhimit të situatës së krijuar nga zjarret.

Duke kujtuar tërmeti, pandeminë dhe së fundmi zjarret, Çako tha se vendi ynë ka ndërmarrë një reformë në fushën e Mbrojtjes Civile.

“Prej disa vitesh qeveria ka vendosur në prioritet menaxhimin e situatave për fenomenet me rrisk të lartë. Nisur nga vëmendja e shtuar e qeverisë, u organizua një reformë. Ligji harto politikat e qarta dhe rregullon funksionimin e mbrojtjes civile. Ligji për Mbrojtjen Civile është hartuar në politikat europiane dhe botërore. Jemi përballur me tërmetin, pandeminë dhe përmbytjet, e zjarret, të cilat kërkuan angazhim maksimal të kapaciteteve njerëzore, teknike dhe financiare. Ashtu si në shumë vende të botës, Shqipëria u përfshi nga zjarret në disa qarqe. Zjarri në Karaburun, në malin e Dukatit, apo në Thirrë, në Kukës, Fushë-Arrëz, etj. Ndonëse u aktivizuan kapacitetet në shkallë vendi, u konsiderua e domosdoshme për ndihmë në mekanizmin e mbrojtjes, duke kërkuar asistencë në ERÇ.”, tha Çako.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?