Zjarret në Athinë, ambasada: Dy fëmijë shqiptarë ndodhen në spital
Ambasada shqiptare në Greqi njofton se dy fëmijë shqiptarë, nga e njëjta familje, ndodhen të shtruar në spital si pasojë e zjarreve që përfshinë pasditen e djeshme periferinë e Athinës.
Ambasada thotë se fëmijët të moshës 10 dhe 13 vjeç nga qyteti i Fierit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos për të cilën kemi njoftuar, janë dhe dy fëmijë nga e njëjta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore. Ditët në vijim pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie.
Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente”, njofton ambasada shqiptare në Greqi.
KOHA JONË SONDAZH

