Zjarret në Greqi, ambasada thirrje shqiptarëve: Kush do ndihmë, të telefonojë këto numra

Ambasada shqiptare në Athinë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm nisur nga situata e zjarreve që prej ditësh ka përfshirë Greqinë. Në njoftimin për mediat ambasada ka shpërndarë disa numra, që kushdo të ketë nevojë për ndihmë mund të telefonojë.

Njoftimi

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile 🇬🇷, në numrat e telefonit

0030-213 1510903

0030-213 1510953;

Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme 🇬🇷 që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit

SHKARKO APP