Zjarret në Kamëz, bashkia: Në 4 vjet qeveria nuk dha fonde për landfillet

Pas zjarreve në vendgrumbullimet e mbetejeve në Kamëz ka reaguar edhe bashkia duke akuzuar qeverinë që në 4 vite nuk i ka miratuar asnjë projekt për landfille.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, bashkia e Kamzës deklaron se po bën çështë e mundur për normalizimin e situatës si dhe për të neutralizuar ndotjen.

“Në 4 vite kemi kërkuar bashkëpunim për thithjen e investimeve përfshirë dhe ngritjen e një landfilli, por nuk kemi pasur përgjigje nga kjo qeveri, e cila e ka diskriminuar politikisht Kamzën dhe banorët e saj duke qenë se kanë votuar Partinë Demokratike. Në sirtarët e qeverisë flenë mbi 135 projekte që nuk janë financuar, duke qenë se në 4 vite Bashkisë Kamëz i kanë kaluar zero fonde”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Kamëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?