Zjarret në Mallakastër, Çako: Po operohet edhe nga ajri me dy helikopterë të FA

Në Mallakastër vijon puna për vënien nën kontroll të zjarrit të nisur tre ditë më parë. Dhjetëra forca zjarrfikëse nga disa bashki, strukturat policore dhe vendore, vullnetarë, efektivë të Forcave të Armatosura, mjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë kanë arritur të monitorojnë katër vatrat e zjarrit në masivin pyjor me pisha në Mallakastër.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha sot për mediet se “për momentin situata është në kontroll. Po operohet edhe nga ajri me dy helikopterë të Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura”. Çako theksoi se “jemi në krye të operacionit së bashku me të gjitha strukturat përkatëse. Besoj që do të monitorohet deri në eliminimin e plotë”.

Kryetari i bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj tha se “përtej perimetrit të zgjeruar të zjarrit po punohet aktualisht në dy vatra kryesore. Një vatër është ndërmjet dy fshatrave Panahor dhe Sfirë, dhe pjesa tjetër që është në kufi me zonën e Patosit, ku po punohet në një pjesë tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, për momentin nuk ka asnjë rrezik për banesat, sepse edhe masat e marra janë të tilla që prioritet absolut janë banorët dhe banesat. Tre ditë më parë flakët përfshinë fshatin Riban të Mallakastrës, të cilat më pas si pasojë e erës u përhapën edhe në fshatin Ngraçan. Flakët kanë përparuar me shpejtësi në masivet pyjore duke djegur pisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?