Zjarret në Pishporo jashtë kontrollit, flet drejtori i Emergjencave Civile

Beteja për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Pishporos në qarkun e Fierit ka hyrë në ditën e pestë dhe situata sa vjen e përkeqësohet.

Ndërsa drejtori i Emergjencave Civile Haki Cako në një deklaratë për mediat, është shprehur se helikopteri nuk ka filluar operimin e tij për shuarjen e zjarreve pasi gjatë gjithë verës ka qenë në operacion dhe ka një kohë remonti, i cili është i domosdoshëm dhe nuk mund të ngrihet pa plotësuar orët e shërbimit.

“Zjarret masive në pyje të tilla edhe në vendet me potenciale shumë herë më të fuqishme sigurisht kanë vështirësitë e veta edhe këtu ka pasur dhe ka vështirësitë e veta. Përsa i përket operimit, ne kemi vlerësuar situatën, por për shkak të kohës në operim të helikopterit i cili ka qenë gjatë gjithë verës në operacion, ka një kohë remonti, i cili është domosdoshmëri, nuk mund të ngrihet pa plotësuar ato orë shërbimi dhe është në kushtet e shërbimit të tillë. Gjithsesi ne jemi prapë duke vlerësuar këtë situatë, nëse do të dalë e nevojshme të orientojmë dhe adresojmë mbase dhe kërkesa të tjera për mbështetje”, u shpreh drejtori i Emergjencave Civile Haki Cako.

SHKARKO APP