Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zjarret në vend, Mbrojtja Civile publikon të dhënat e fundit: 14 vatra aktive, kurse 6 të tjera u shuan

Aktualitet E enjte, 15 Gusht 2024 17:57
Zjarret në vend, Mbrojtja Civile publikon të dhënat e fundit: 14 vatra aktive, kurse 6 të tjera u shuan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë të enjte në vend janë identifikuar 20 vatra zjarri, ku 14 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 6 prej tyre janë shuar. ”Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri pasditen e sotme në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 20 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 6 prej tyre, ndërsa 14 vatra vijojnë të mbeten aktive”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njoftimi i plotë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 4 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 4 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 4 orësh

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri pasditen e sotme në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 20 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 6 prej tyre, ndërsa 14 vatra vijojnë të mbeten aktive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Parkun Kombëtar të Prespës në Malin e Thatë, vijon puna për shuarjen e zjarrit që zhvillohet në një terren të vështirë dhe me bimësi lehtësisht të djegshme. Në operacionin e sotëm u angazhuan avioni rumun C-27J Spartan, forca nga bashkitë e Pogradecit, Pustecit dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura.

Forcave në terren u erdhën në ndihmë 103 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 10 mjete. Në fshatin Rajë dhe Geghysen, në bashkinë e Tropojës vatra e zjarrit është izoluar, por vazhdon monitorimi nga forcat bashkiake. Nuk paraqet rrezik për përhapje. Në Bjeshkën e Bollotekut në afërsi të Lumit Gashit vatra është aktive në pyje ahu dhe pishë e zezë. Vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës që për shkak të terrenit mori përmasa.

Në fshatin Tërnovë, bashkia Bulqizë ka rënë intensiteti i zjarrit, por vijon monitorimi. Zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për përhapje. Në fshatin Luzni të bashkisë Dibër vatra është izoluar dhe po mbahet nën kontroll nga forca të Administratës Rajonale e Zonave të Mbrojtura.

Në fshatin Ujanik, në bashkinë e Skraparit, zjarri është aktiv për shkak të terrenit shkëmbor dhe pjerrësisë, gjë që e bën tejet të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka. Vatra po zhvillohet në drejtim të “Vendit të Shenjtë”, ku është stacionuar një mjet zjarrfikës. Mbi fshatin Sotirë, në Dropullin e Sipërm zjarri është aktiv, por me intensitet të ulët. Në mbështetje të forcave shkuan 15 trupa dhe 1 mjet i FA-së.

Një vartër zjarri në drejtim të fshatit Sopik, të njësisë administrative Pogon, flakët e të cilit kanë mbërritur nga territori grek, po mbahet nën monitorim. Në fshatin Sinanaj, zjarri i rënë në një sipërfaqe pyjore, nuk përbën rrezik për përhapje. Pa rrezikshmëri paraqitet edhe vatra në fshatin Reshepaj, të bashkisë Selenicë.

Në vendin e quajtur “Syri i Kaltër” në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër, forcat operacionale po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit. Në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gjurajve”, në bashkinë e Shkodrës, zjarri po zhvillohet në një sipërfaqe pyjore në terren të thepisur dhe të vështirë për të operuar. Zjarri po monitorohet nga strukturat vendore të bashkisë Shkodër. Nuk paraqet rrezik për banesa.

Zjarri në vendin e quajtur “Guri i Nënshtegut”, në fshatin Theth, po mbahet nën monitorim nga forcat operacionale dhe vullnetare. Nën bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura kanë përforcuar kapacitetet e ekipeve të pushtetit vendor në betejën për izolimin e vatrave në terrene të vështira.

Etiketat e lidhura

Mbrojtja CivileZjarret në vend
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.