Zjarrfikësi hero. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit
Zjarrfikësin nga Vlora, Luan Kapaj, i cili ka qëndruar me vetëmohim në gërmadha gjatë gjithë ditës për të shpëtuar jetë.
Postimi i Edi Ramës
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar në facebook foton e një prej zjarrfikësve të shumtë që sot kanë qenë heronjtë e vërtetë. Rama ka zgjedhur
Në ditë me diell, kjo do titullohej thjesht PHOTO OF THE DAY. Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.
E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit?? #HERO❤️
https://www.kohajone.com/2019/11/26/termet-i-forte-600-te-plagosur-dhe-18-te-vdekur-pallate-e-hotele-te-rrezuara/