FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarrfikësit në luftë me flakët gjithë natën, zjarri ende aktiv në Gjirokastër. Mbi 180 forca në terren

Zjarri mbi Gjirokastër ka vazhduar gjatë gjithë natës.

Zjarrfikësit kanë luftuar me zjarrin për të mos lejuar avancimin drejt qytetit dhe fshatrave në të dy krahët.

Disa dhjetëra efektivë nga Tepelena dhe Përmeti kanë ndihmuar gjatë natës për të mbajtur nën kontroll situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 4:30 u bë riorganizimi në stacion për dislokimin e forcave në pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lufta me flakët vijon ende. Në operacion aktualisht po marrin pjesë rreth 180 forca të zjarrfikëseve, ushtrisë dhe vullnetarëve.

Njeri grup po punon për bllokimin e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë, një grup në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër në kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?