Zjarri dhe plagosja në burgje, Manjani: Prokuroria, detyrë të vlerësojë provat

Pas dy ngjarjeve të rëndë që ndodhën sot në burgun e Shënkollit në Lezhë dhe atë të Vaqarrit ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

 Ministri shprehet përmes një postimi në rrjetin social në Twitter se “E vërteta mbi çdo ngjarje kriminale që ndodh konfirmohet vetëm nga Prokuroria e Shtetit! Ajo ka detyrën të vlerësojë çdo provë”. Nga zjarri në burgun e Shënkollit humbi jetën një person, ndërsa 9 mbetën të lënduar, ndërsa në burgun e Vaqarrit u qëllua me armë zjarri nga jashtë një i paraburgosur nga Kosova, i cili është jashtë rrezikut për jetën.  Prokuroria në Lezhë dhe në Tiranë ka nisur hetimet për të zbardhur dy ngjarjet e rëndë dhe për të vendosur para drejtësisë autorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?