Zjarri në Bulqizë, ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë

Zjarri i përmasave të mëdha që ka shpërthyer në zonën e Qafë Buallit, në kufirin mes Bulqizës dhe Matit, vijon të jetë aktiv dhe po përhapet me ritme shqetësuese. Ministria e Mbrojtjes ka informuar se situata mbetet kritike dhe për shuarjen e flakëve është angazhuar një operacion i gjerë, si në terren ashtu edhe nga ajri.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë:

8 mjete zjarrfikëse

Swiss Digital Desktop Reklama

40 efektivë të Shërbimit Zjarrfikës dhe të Mbrojtjes nga Zjarri (MZSH)

Swiss Digital Mobile Reklama

15 efektivë të Policisë së Shtetit

25 punonjës të bashkisë

10 forca vullnetare

2 helikopterë që po kryejnë ndërhyrje ajrore në rotacion

Zjarri është përqendruar në zonën mes Qytetit të Vjetër dhe fshatit Plan i Bardhë, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se përmasat e flakëve kanë vështirësuar ndërhyrjen direkte të zjarrfikësve në disa segmente.

Forcat e angazhuara po punojnë për të lokalizuar dhe izoluar vatrat, ndërkohë që paralelisht po zhvillohen operacione me helikopterë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara dhe objekteve të rrezikuara.

Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet vendore i bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale, ndërsa theksojnë se strukturat janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e emergjencës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?