Zjarri në burg, Manjani: Procedim përgjegjësve

Pasi Prokuroria ka paraqitur një version të qartë mbi ngjarjen e ndodhur në burgun e Shënkollit, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë personat që kishin për detyrë të parandalonin këtë ngjarje.

Ministri thekson se është përgjegjësi e administratës së burgjeve ruajtja e jetës dhe e shëndetit të çdo të paraburgosuri apo të dënuari, prandaj kërkon edhe përgjegjësi maksimale për këtë ngjarje.

Gjithashtu, Manjani ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të rishikojë edhe rregulloret që sanksionojnë elementë të sigurisë në burgje dhe njëkohësisht ka urdhëruar Drejtorinë e Policisë së Burgjeve të forcojë masat dhe kontrollet për sigurinë në institucionet penitenciare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?