Zjarri në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan, policia: Ka vetëm dëme materiale

Policia ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë një fabrikë plastike, në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan.

Sipas policisë, dyshohet se shkak është një shkëndijë elektrike dhe se nuk ka të lënduar.

Më tej policia thekson se në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

SHKARKO APP