Zjarri në landfillin e Elbasanit, Lapaj: Tym dhe ndotje me paratë e korrupsionit

Kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka shkuar në Elbasan, aty ku nga afër ka denoncuar situatën pas zjarrit që ka rënë në landfillin e mbetjeve në këtë qytet.

Ai thotë se janë paguar 26 milionë euro për ndotje dhe jo për mjedis të pastër. Për të tymi që ngrihet nga fusha e mbetjeve po ndot mjedisin, por edhe produktet bujqësore.

”Sot jemi në Elbasan dhe kjo këtu është pasaporta europiane e Shqipërisë sot inceneratori i Elbasanit për të cilin janë paguar 26 milionë euro, që do të duhej që të garantonte cilësinë e mjedisit në qarkun e Elbasanit, shkakton sot ndotje masive jo vetëm për qytetarët e Elbasanit por edhe zonat përreth sepse janë zona bujqësore dhe produktet që vijnë nga këto zona janë të spërkatura nga tymi në fushën e mbetjeve me paratë e korrupsionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarri tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, Policia: Nisëm hetim për të përcaktuar shkakun

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?