Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen frikshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përparojë në Malin e Çikës, duke u afruar tashmë me fshatin turistik të Dhërmiut.

Flakët kanë nisur prej dy ditësh dhe kanë përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme në anën e malit në drejtim të Dukatit. Tashmë zjarri ka përfshirë edhe anën tjetër, që shtrihet drejt Dhërmiut dhe Palasës.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave, teksa edhe dy avionët “Air Tractor” janë angazhuar në operacionin e vënies në kontroll të flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?