FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarri në pallatin në Tiranë, Anuela Ristani siguron qytetarët: Çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

Bashkia e Tiranës ka një plan rezervë në rast se kompania e ndërtimit “Arlis” falimenton përpara se të rindërtojë nga fillimi pallatin në rrugën e Dibrës në kryeqytet, që u përfshi nga flakët pak ditë më parë, duke lënë disa familje pa strehim.

E pyetur nga një këshilltar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak se çfarë do të ndodhë nëse kompania falimenton përpara mbarimit të punimeve, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani siguroi qytetarët se në rast se diçka e tillë ndodh, Bashkia ka një politikë për të ndërhyrë për kompensimin e dëmeve strukturore deri në 50%, si dhe pjesës së brendshme të banesave të djegura deri në 100%.

“Nuk kemi një marrëdhënie kontraktuale me kompaninë, që unë mund të them sa shpejt apo si. Kemi një rregull apo një politikë me të cilën funksionojmë, që në rast të falimentimit të kompanive, ne kompensojmë 50% të dëmeve strukturore dhe pastaj 100% të pjesës së brendshme, të banesës, të pajisjeve dhe kështu me radhë”, përfundoi Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?