Zjarri në pallatin tek kompleksi ”Arlis”, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton ndihmën financiare për familjet e prekura

Këshilli Bashkiak i Tiranë këtë të mërkurë ka marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare për familjet dhe individët e prekur nga zjarri që ra në pallatin tek kompleksi ”Arlis”. Propozimi është paraqitur me qëllim sigurimin e strehimit të përkohshëm për banorët e dëmtuar nga zjarri. Sipas projektvendimit të miratuar, familjet përfituese do të marrin një ndihmë financiare mujore në vlerën 40 mijë lekë, e cila do të jepet deri në sistemimin përfundimtar në banesat e rikonstruktuara.

Vendimi parashikon që përfituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë njësive administrative ku janë të regjistruar, përfshirë dokument identifikimi, certifikatë familjare, dokumente pronësie mbi banesën e dëmtuar, si dhe një deklaratë për vërtetësinë e të dhënave. Po ashtu kërkohet vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës që provon se familjarët madhorë nuk zotërojnë banesë tjetër në të njëjtën njësi vendore.

Njësitë administrative do të kenë detyrën të verifikojnë dokumentacionin dhe të hartojnë listën e përfituesve, e cila më pas do t’i përcillet strukturave përkatëse për miratim dhe ekzekutim të pagesave. Ndihma financiare do të monitorohet çdo muaj dhe do të ndërpritet në momentin që familjet sistemohen përfundimisht në banesat e rikonstruktuara. Në rastet kur konstatohet përfitim i padrejtë, do të nisin procedurat për kthimin e shumave të përfituara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2026, në kuadër të programit për mbrojtjen nga zjarri dhe mbrojtjen civile. Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit do të raportojë çdo tre muaj pranë Këshillit Bashkiak për listën e përfituesve dhe ecurinë e zbatimit të këtij vendimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?