Zjarri në pyllin me pisha në Hidrovor, Dredha: Autori të dalë para drejtësisë

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se zjarri në Pishë-Poro të Vlorës vijon dhe është në një gjatësi 2-3 km. Për të dyshohet që është zjarrëvënie e qëllimshme dhe tha se autori duhet që të dal para drejtësisë.

”Zjarri ka nisur në Delisuf dhe nga atje ka ardhur deri këtu në hirdovor është 2 deri në 3 km gjatësi zjarri. Terreni nuk është se është shumë i vështirë po ka shumë sipërfaqe pylli me pisha dhe është e vështirë që të operohet janë sjell dy helikopterë nga FA dhe dy nga Emiratet Arabe dhe do të vijohet sërish nesër.

Jemi në terren, por dua që ti bëjë thirrje banorëve nëse kanë informacione sepse ka dyshime që mund të jetë zjarrëvënie e qëllimshme, pse jo përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë, sepse është rast i përsëritur dhe rrezikohen jetë njerëzish dhe natyra. Nesër në orën 5 në mëngjes do të jetë një grup i organizuar me 40 forca mbështetëse nga Ministria e Mbrojtjes dhe mund të marrim ndihmë edhe nga bashki të tjera”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?