Zjarri në Shkozet jashtë kontrollit, bllokohet qarkullimi

Situata nga zjarri në zonën e Shkozetit vijon të mbetet kritike, ndërsa flakët ende nuk janë vënë nën kontroll. Një re e dendur tymi të zi ka mbuluar të gjithë zonën, duke vështirësuar dukshmërinë dhe qarkullimin.

Qarkullimi i automjeteve në unazën e Shkozetit është bllokuar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor.

Në vendngjarje po operojnë gjashtë mjete zjarrfikëse, të angazhuara nga Durrësi, Porti i Durrësit dhe Shijaku, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes, situata mbetet e vështirë dhe zjarri vijon të jetë jashtë kontrollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?