Zjarri në Shpirag, Ministria e Mbrojtjes: Puna nga terreni e nga ajri për vënien në kontroll të flakëve
Për zjarrin në Malin e Kulit në Shpirag të Beratit ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes.
Ka qenë ministri Niko Peleshi i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se po punohet nga terreni e nga ajri për shuarjen e flakëve.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe helikopteri Cougar. Terreni është i vështirë dhe zjarri favorizohet nga era dhe nga temperaturat e larta.
Postimi:
50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha.
Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.
Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.
Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!
KOHA JONË SONDAZH

