Zjarri në Tërbun të Pukës nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se në fshatin Tërbun (Pukë) vijon angazhimi i strukturave operacionale për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.

Sipas AKMC-së, aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

“Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse, strukturat vendore, shërbimi pyjor, vullnetarët dhe Forcat e Armatosura, të mbështetura nga ajri me 2 helikopterë”, theksoi AKMC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarri i shfaqur pesë ditë më parë në Tërbun mori përmasa për shkak të favorizimit nga era. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës jo vetëm në Pukë, por në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?