Zjarri në traget, 10 të vdekur dhe 41 të zhdukur

Bilanci i viktimave nga zjarri në tragetin “Norman Atlantic” është rritur. Dy trupa të tjerë janë gjetur në ujë gjatë orës 20:00  të ditës së sotme dhe tre paradite e kanë çuar në 10 numrin e viktimave. 

Viktima e parë u shënua dje dhe ishte një shtetas grek. Ndërsa gjatë ditës së sotme janë gjetur dhe 8 persona të tjerë. Roja Bregdetare italiane dhe ajo greke nuk kanë bërë ende të ditur emrat e viktimave. Kerkimet vazhdojne per te zhdukurit.

Gjithashtu, mediat greke dhe italiane raportojnë dhe për rreth 41 persona që rezultojnë të zhdukur. Ka një mos përputhje shifrash mes Marinës Italiane dhe asaj Greke. Sipas mediave greke, numri i personave të zhdukur është vetem 36. Kurse italianet thone se jane 41 te zhdukur.Gazeta “ToVima” citon burime nga marina greke, e cila pretendon se numri i pasagjerëve që mund të kenë humbur jetën është më i madh. 

SHKARKO APP