Zjarri në traget, flasin të evakuuarit “Ekuipazhi dha me vonesë alarmin”

Ndërsa vijon operacioni për shpëtimin e pasagjerëve të bllokuar në tragetin “Norman Atlantic”, të cilët akuzojnë ekuipazhin se ka dhënë me vonesë alramin dhe se kanë vonuar me evakuimin. Dëshmitarë të tjerë tregojnë situatën ku ndodheshin ku njëri prej tyre thekson se po u digjeshin këpucët nga nxetësia.

Dëshmitari i parë që shpëtoi Fotis Candakidhis: Ekuipazhi u vonua

“Askush nuk na ndihmoi, vonoi që të binte alarmi, kishte panik , askush nuk dinte ku te shkonte, 40- 50 veta hyme ne barkat e shpetimit.. Flaka shpërtheu në 2 -3 pika në një kohë. Dëgjuam të shpërthenin gomat e makinave, dëgjuam shperthime. Nuk kishte alarm dhe nepër kabina filloi të hynte tym. Kur hypëm në varkat e shpetimit na u prish motorri dhe u perlasëm me anijen. Koha ishte shume e keqe me siguri deti ishte 10 ballë. Më pas harritëm që të jemi në krah Spirit of Piraeus dhe të gjithë ata që ishin në varkën tonë të shpëtimit arriten të shpëtojnë, kishte gra dhe femijë dhe një gjysh që ra në det, por që e nxorrëm nga uji”- tregon Fotis Candakidhis.

"Këpucët na digjeshin nga i nxehti"

“Disa persona u hodhen në det. Këpucët filluan të na shkriheshin nga i nxehti ndërsa ishim në zonën e pritjes”, kështu rrëfen për televizonin grek Mega, një nga pasagjerët e “Norman Atlantic”.

Sipas medieve greke, pasagjerët fajësojnë mungesën e koordinimit gjatë evakuimit duke e cilësuar shumë të dobët. “Ata po përpiqen të ulin disa varka shpëtimi, por jo të gjithë pasagjerët mund të hipin mbi to. Nuk ka aspak koordinim”,- tha një prej të rrezikuarve.

“Është errësirë, ndërsa fundi i tragetit është përfshirë nga flakët. Ne jemi në pjesën e përparme, pamë një varkë që po afrohet… hapëm disa kuti të ndihmës së shpejtë dhe morëm disa jelekë shpëtimi, po përpiqemi të shpëtojmë veten”,- janë disa nga komentet e raportuara në lidhje të drejtpërdrejtë me televizionet greke.

Pasagjerja Athina: Kishte shumë fëmijë

“Isha edhe me tre të tjerë në anije tani të gjithë jemi mirë. Ne orën 06 e 30 ndërkohë që po flinim ndjemë një erë të çuditëshme në kabinat tona, por nuk ra asnjë alarm. Kabina jonë ndodhej në katin e 6-të. Hapëm derën e kabinës të shihnim se çfarë kishte ndodhur dhe pamë shumë tym. Dyshemeja ishte flakë e kuqe, digjej nga zjarri. Alarmi ra shumë më vonë, ekuipazhi nuk na ndihmoi. U munduam të ngjisim shkallët per te varkat e shpëtimit në këtë moment na u dhanë jelekët e shpëtimit, ishim rreth 40- 50 veta mes nesh kishte edhe shumë femijë.”- tha pasagjerja e quajtur Athina (shqiptarja)

SHKARKO APP