Zjarri në Vranisht djeg hektarë me ullinj dhe koshere bletësh

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë fshatin Vranisht në Bashkinë Himarë, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke rrezikuar banesat e banorëve të zonës.

Flakët kanë përfshirë disa hektarë me ullinj dhe pemë të ndryshme, ndërsa dëmet më të mëdha raportohet se janë shkaktuar në kosheret e bletëve. Dhjetëra koshere janë përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për banorët.

Situata ka alarmuar komunitetin vendas, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivë të Policisë. Ekipet po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa paralelisht ka nisur evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga flakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët shprehen veçanërisht të shqetësuar për humbjen e koshereve të bletëve, të cilat përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për familjet e zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?